Frederik Veseli padyshim ka lënë një shije jo të mirë tek fansët shqiptar pas aktivizimit në fundin e sfidës përballë Francës në Euro2016. Fajtor në dy golat e pësuar, për më tepër me hijen e grumbullimit kur jashtë u lanë lojtarë si Rrahmani dhe Gjimshti asokohe.

Por tashmë jo vetëm niveli i tij dhe ajo cfarë ka treguar për fanellën kuqezi, por edhe fakti se kohët e fundit nuk është aktivizuar rregullisht me Empolin, janë kambana alarmi për Veselin dhe prapavijën kuqezi.

Gjithsesi, duke shpresuar se gjithcka do të shkoj në mënyrën e duhur le të presim 90 minutat e sotme duke mos paragjykuar edhe pse në futboll llogjika mbetet gjithnjë llogjikë.

Artikulli paraprakIslanda zbulon formacionin anti-Kosovë [FOTO]
Artikulli tjetërTorturohet Mërgim Mavraj!!![FOTO]