Transferimi hipotetik i Lukakut te Chelsea për 130 milionë euro do të përfaqësonte për Nerazzurrët një kthim të madh në nivel ekonomik, por edhe një humbje të madhe në nivel teknik, të cilën si Marotta-Ausilio ashtu edhe Inzaghi u përpoqën ta bëjnë Suning të kuptojë.

Por nga Kina, të pakënaqur me mungesën e kursimeve që duhej të vinin nga shitja e tepricave të famshme, ata preferojnë të pranojnë menjëherë ofertën maksimale për të shlyer llogaritë, por duket se po harrojnë që me shitjen e lojtarëve kryesor, Inter mbetet ekip mesatar, përcjell Korneri.net

Kuptohet se klubet angleze (Chelsea dhe Man.City), e kanë prish futbollin në çdo aspekt, kjo nuk do të thotë se Interi do të duhej të largonte futbollistët kyç, pasi aty ka të bëjë me keqmenaxhim.

A mendoni se grupi Suning duhet ta shesë klubin? /Korneri.net

Artikulli paraprakVëllanzimi po i mbledh lojtarët me përvojë
Artikulli tjetërFestim Alidema rikthehet tek Llapi