Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll është paraparë më herët që të grumbullohet në pjesën e dytë të muajit gusht i cili është, porse a do të ndodhë kjo në realitet, AsistiOnline.com ka kërkuar përgjigjje nga shtëpia përgjegjëse për basketbollin e Kosovës në lidhje me këtë çështje.

Në lidhje me lajmin në fjalë, për të mbajtur publikun në rrjedha, AsistiOnline.com ka kontaktuar me krerët e FBK-së, konkretisht sekretaren Elvira Dushku e cila i’u përgjigj interesimit tonë në lidhje me grumbullimin e ardhshëm të Kosovës A i paraparë për muajin gusht.

Dushku tha se janë duke i shqyrtuar mundësitë eventuale të grumbullimit të Kosovës A në muajin gusht dhe në vazhdim do të vendosin së bashku me selektorin Marmarinos për hapat e ardhshëm, përfshirë edhe planin B.

”Nëse ka kushte për organizimin e grumbullimit të Kosova A Meshkujt ne do ta organizojmë në gusht ashtu siç është paraparë, por nëse situata me pandeminë Covid-19 nuk përmirësohet, atëherë ne do të jemi të detyruar të shtyjmë këtë grumbullim. Jemi në diskutim e sipër me trajnerin Marmarinos për planin B”, tha sekretarja e FBK-së.

Kosova është në garë për kualifikimet evropiane për Botërorin 2023 dhe deri tani nga dy ndeshje të të zhvilluara në parakualifikime, ka arritur po aq fitore. Ka mundur në shtëpi Islandën 80:78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80:84. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here