Trajneri i sapozgjedhur i Argjentinës, Edgardo Bauza shfaqi dëshirën që të kthejë Lionel Messi në skuadër. Sulmuesi deklaroi tërheqjen nga përfaqësuesja pas disfatës në finalen e Copa America pak kohë më parë me Kilin, një tjetër dështim në karrierën e tij me Argjentinën.

“Nuk dua të bind asnjë, qëllimi im është të shkoj të bisedoj me të. Unë e kuptoj Messi, por dua t’i flas” – tha trajneri i Agjentinës gjatë një konference për mediat.

Pas largimit të Lionel Messi nga përfaqësuesja ishin të shumtë që kërkuan kthimin e tij. Një nga ata ishte edhe trajneri i Brazilit, Tite duke quajtur një mungesë të madhe për futbollin. Argjentina nuk fiton një trofe prej vitit 1993, hera e fundit që triumfoi në Copa America.

Artikulli paraprak“Real Madrid s’ka para për të blerë Pogba-në”
Artikulli tjetërZyrtare: Hamsik deri në vitin 2020 te kjo skuadër