Ai ka stërvitur shumë sulmues: teknikë, të fuqishëm, elegantë, të talentuar, të disiplinuar, të fortë psikologjikisht dhe vështirë të mendosh se ka ndonjë karakteristikë që nuk “e ka prekur” në fushën e lojës. Ama, legjenda Arrigo Sacchi gjithnjë e më shumë mbetet i impresionuar nga talenti i sulmuesit të Torino-s, Andrea Belotti.

“Është jashtë normave.

Pra, le të themi i jashtëzakonshëm”.

“Një qendërsulmues i aftë të mbajë i vetëm të gjithë repartin, të shënojë e të mbajë skuadrën përpara, i zoti të luftojë e të luajë futboll”,– shton ish-trajneri i Kombëtares Italiane dhe i Milan-it.

Cilësi këto të sulmuesit të ri të cilat i tregoi edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër kuqezinjve, të përfunduar me rezultatin 2 me 2.

Klauzola prej 100 milionë eurosh e vënë nga presidenti i Torino-s, Urbano Cairo, justifikohet çdo ditë e më shumë, falë paraqitjeve të 23-vjeçarit, i cili nëse vazhdon me këto ritme do të bëhet një nga sulmuesit më të kërkuar të Europës.

12 gola në sezonin e parë, 16 deri tani, prej të cilëve 14 në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë. 5 paraqitje në Kombëtare me 3 gola të shënuar. Jo keq, apo jo?

Artikulli paraprakFOTO/ Lexo letrën e Ronaldinjos dhe kupto pse ai u bë një lojtar i madh
Artikulli tjetërPrishtina, Gjilani e Drenica pa përforcime