Bayern Munich ka arritur të marrë pikët e plota vetëm në fund të takimit ndaj Ingolstadtit.
Golat e fitores u shënuan nga Vidal në minutën e 90, dhe Robben një minutë më vonë.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 49 pikë.
Nga ana tjetër Dortmundi është befasuar nga skuadra e fundit në tabelën e klasifikimit, Darmstadti.
Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, ndaj skuadrës së Thomas Tuchelit.
Boyd dhe Colak shënuan golat për vendasit, kurse Guerreiro shënoi për Dortmundin.
Me këtë humbje Dortmundi mban vendin e katërt me 34 pikë. Kurse Darmstadt ka vetëm 12 pikë në vendin e fundit.
Në takimet tjera, Leipzig humbi në shtëpi 3:0 nga Hamburgu i Mërgim Mavrajn, Leverkusen fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit dhe G’landbach fitoi në udhëtim të Werder Bremen me rezultat minimal 0:1.