Braziliani i Bracelonës nuk ka arritur të shënojë që prej minutës së 89’ të fitores 4:0 kundër Manchester City në Champions League 19 tetorin e kaluar.

Ndërsa goli i fundit i shënuar në La Liga daton më 2 tetor në humbjen 4:3 me Celta Vigo.

Edhe mbrëmjen e së dielës gjatë barazimit 1:1 kundër Villarreal ai vijoi me paraqitjet e dobëta duke humbur topin plot 30 herë.

Neymar u pozicionua në vend të tretë në luftën për Topin e Artë dhe pritej që të ishte një konkurrent serioz për t’i hedhur nga froni të përhershmit Messi dhe Ronaldo për vitin tjetër.G jithsesi, ai e mbylli vitin 2016 në një formë nën mesatare.

24-vjeçari nuk ka arritur të shënojë në gjysmën e ndeshjeve të luajtura në 12 muajt e fundit – duke gjetur rrjetën në vetëm 29 ndeshje nga 59 të luajturat. Barcelona nga java në javë po humb mundësinë për të mbrojtur titullin kampion, dhe barazim në “El Madrigal” ishte një tjetër hap prapa për katalanasit. Ky rezultat i vendos ata në vend të tretë, një pikë pas Sevilla-s – dhe pesë pikë larg kryesuesve të pamposhtur, Real Madrid, që ka një ndeshje më pak.

Artikulli paraprakVIDEO/ Zbulohet vajza që sheh puthjen e Ronaldos. Nuk do ta besoni kush është
Artikulli tjetërMe cilët ekipe kanë qenë tifozë diktatorët më të mëdhenj të botës? –