Sonte e tërë bota e ka fokusin në San Siro, aty ku gjigantët italianë dhe evropian, Inter-Milan, do ta luajnë derbin e parë më të madh lokal në planetë, dhe atë për herë të parë si liderë në Serie A dhe me pikë të njëjta.

Me qindra gazetarë dhe fotoreporterë janë akredituar për këtë mbrëmje të madhe, kurse tifozët e të dyja skuadrave, tashmë kanë përgatitur koreografitë gjigante, të cilat janë të veçanta në derbin Madonnina, dhe unike në botën e futbollit, shkruan Korneri.net

Sezonin e kaluar, Interi fitoi katër nga pesë derbi në tri gara të ndryshme: kampionat, Superkupë e Italisë dhe Ligë e Kampionëve. Raundi i parë i Serie A u fitua prej kuqezinjve në shtator 2022, e më pas një poker dramatik me një total 7-0. Do të thotë se Inzaghi ka shansin për të përfunduar një vit kalendarik pa pësuar gol dhe humbje nga Pioli, dhe atë për herë të parë në histori të derbit lokal, pasi kurrë Interi nuk i ka fituar pesë ndeshje rresht.

Inter ka pësuar disa ndryshime nga edicioni i kaluar, pasi super sulmuesit argjentinas u janë larguar dy shokët e fazës së sulmit, Lukaku dhe Dzeko, por tashmë ai ka kolegun e fortë Thuram, që më në fund u zhbllokua në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Fiorentinas.

Faza e mbrojtjes në këtë fillim edicioni për Interin është e jashtëzakonshme, pasi është skuadra e vetme në Evropë që nuk ka pësuar ende asnjë gol, dhe kjo e favorizon pak ndaj Milanit sonte.

Nga ana tjetër Milan ka mbyll me sukses tri ndeshje sikurse Interi në xhirot e para, por kishte punë më të vështirë, sepse kaloi skuadrat si Bologna dhe Roma në udhëtim, dhe një triumf i lartë ndaj Torinos.  Edhe Milan sukurse Interi, deri tash ka shënuar 8 gola, por i ka pranuar dy, mirëpo pikërisht reparti defanziv mbetet problematik për trajnerin Pioli, për shkak se i mungon qendëmbrojtësi Tormori për shkak të kartonit të kuq, dhe Kalulu i lënduar, andaj në në atë pozicion pritet të inkuadrohet Kjaer.

Një gjë është shumë e sigurtë edhe sonte…spektakli nuk do të mungoj, e së bashku me të edhe golat, andaj nga ora 18.00 të gjitha rrugët çojnë në stadiumin San Siro dhe miliona të tjerë pranë ekraneve televizive, se Inter-Milan, është më shumë se lojë futbolli, më shumë se derbi, ngase emocionet që dhuron ky derbi, është përtej çdo momenti në jetë, sepse i tejkalon të gjitha…një 90 minutësh që të lë pa frymë. /Korneri.net

Artikulli paraprakSpektakli në Allianz Arena, me gola e raste
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Juventus-Lazio