Telenovela Milan vazhdon. Miliona tifozë të skuadrës italiane anë e mbanë botës po shpresojnë që një ditë Silvio Berlusconi do të bie dakord që ta shet dashurinë më të madhe jetësore, klubin që e mbajti në duar të tij saktësisht 30 vjet për ta bërë atë ndër më të mirat dhe më të suksesshmet  në historinë e futbollit.Shitja e klubit është me shumë gjasa çështje kohësh, por ende nuk po dihet se kush mund të jetë blerësi potencial, apo më saktë, Berlusconi dëshiron ta lë në duar të sigurta, një blerës serioz që investon para çdo vit në mënyrë që ta kthej Milanon aty ku e ka vendin.

Dhe sipas lajmeve të fundit është grupi Fuson që ka pasuri 11,1 miliardë euro, me 1,1 miliardë euro profit vetëm gjatë vitit 2015. Blerësi quhet Gou Guangchang  njeriu i 18’më i pasur në Kinë, i cili para pak kohësh bleu edhe skuadrën e vogël angleze Wolverhampton.

Por, pse e bënë interesant tërë këtë tregim ky person që i mbanë në këmbë tifozët e Milanos pasi përveç se do t’i shlyente borxhet e klubit, investimet do të ishin të mëdha, mirëpo me futbollistë shumë cilësor të cilët janë nën menaxhimin e agjentit më të madh në botë, Jorge Mendes, që është dora e djathtë e këtij grupi.

Nëse gjithçka do të shkonte mirë atëhere Mendes do të mund t’i bënte rosonerë së paku këta futbollistë të cilët nuk do të mund të refuzonin asnjë ofertë nga Milan.

William Carvalho (Sporting Lisbona), Joao Moutinho ose Bernardo Silva (Monaco). Për fazën defanzive janë shqiptari  Mustafi (Valencia) ose argjentinasi Garay (Zenit). Për fazën ofanzive janë emrat si Carlos Vela (Real Sociedad), Eduardo Salvio (Benfica) ose Adrien (Sporting Lisbona). Për sulmin ekstrem janë  Diego Costa në largim nga Chelsea, por ëndrra mbetet  Isco nga Real Madrid.

Artikulli paraprakPlay-off i Europa League, Partizanin e pret “ferri” në short
Artikulli tjetërNapoli e fundos një “shpresë” të tifozërisë së Milanit