Mbrëmje historike për futbollin shqiptar. Sonte ne orën 20 e 45 ne Palermo, kombëtarja kuqezi do të përballet për herë të parë në një ndeshje zyrtare kundër Italisë.

 

Një sfide që të emocionon në të gjitha drejtimet. Padiskutim shumë e vështirë, por mbi të gjitha prestigjiozë për vetë faktin se luajmë kundër 4 herë kampioneve të botës dhe sigurisht shumë interesante edhe në planin e emocioneve jo vetëm sepse në Itali jetojnë qindra e mijëra shqiptare, por edhe sepse futbolli Italian ka kaq shumë tifozë në vendin tonë.

 

Natyrisht ndeshja do të jetë shumë ndryshe nga përballja e 2014 ne Xhenova, e cila ishte një sfide miqësore në të gjitha drejtimet ku “axurret” fituan 1 me 0. Gjerat e vetme të përbashkëta do të jenë De Biasi përballe Italisë dhe tifozët kuqezinj, të cilët ndonëse jo në numrin rekord të Xhenova edhe sonte në “Renzo Barbera” do të jenë me mijëra brenda në stadium, për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

 

Në planin sportiv padiskutim që do të jetë një transferte e komplikuar. Italia ndan vendin e parë në Grupin G së bashku me Spanjën me 10 pikë, pas 4 ndeshjeve të luajtura ndërsa Shqipëria është e 4 me 6 pikë. Kuqezinjtë kanë pak shanse për vendin e dytë në grup që të çon play off dhe që ëndrra të jetë e gjallë deri në fund të eliminatoreve, duhet të fitojmë në Palermo. Mision i vështirë, por jo i pamundur për teknikun De Biasi, i cili ka dashur të mbaje gjallë entuziazmin brenda skuadrës, megjithe problemet e mëdha në ekip, si pasojë e pezullimeve dhe dëmtimeve të lojtarëve, i fundit Arlind Ajeti, i cili la në mes stërvitjen e fundit.

 

Gjithesi mbrojtesi I torinos pritet te jete titular perkrah Veselit ne qender te mbrojtjes ndërsa nga krahet do të luajë Hysaj dhe Agolli. Burim Kukeli dhe Abrashi do të jenë te vendosur para mbrojtjes ndërsa treshja para tyre do të përbehet në të djathtë nga Lila, në qendër nga Memushaj dhe në të majtë Roshi. Në majë të sulmit pritet të luajë titullarë Cikalleshi pavarësisht se Sadiku vjen me një forme mjaft të mirë.

 

Kuqezinjtë duhet t’i bëjnë mirë llogarite me një kundërshtar, i cili synon me çdo kusht fitoren për të shkuar në ndeshjen e radhës në Spanjë të paktën me pikë të barabarta për të qenë në lojë për vendin e parë, aq më tepër që lojtarët e fazës ofensive që do të jenë titullarë si Beloti, Imobile, Insigne dhe Kandreva janë në superforme.

 

Ndeshja do të gjykohet nga slloveni 37-vjeçar Sllavko Vinçiç, ndërsa stadium Renzo Barbera është i gjithi i ezauruar nga 36 mije tifozë, ku te paktën 8 mije pritet te jene kuqezinj./vizionplus/

Artikulli paraprakFutbollisti më i shtrenjtë që s’luan i kushton Realit….?
Artikulli tjetërItali-Shqipëri apo Kosovë-Islandë? Ja cilën ndeshje do ndjekë Lorik Cana