Mbrojtësi austriak i Bayernit ka zgjedhur të flasë në “ORF” për spekulimet e kahershme – por të intensifikuara në muajt e fundit – për interesimin e mundshëm që Real Madridi ka për të.

I pyetur për një kalim në La Liga, 24-vjeçari u përgjigj shkurtimisht: “Për mua është një nder i madh që emri im lidhet me një klub të tillë, por i kam vendosur vetes synime të mëdha për sezonin e ri dhe këto janë në Mynih.”

Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen ka rritur ofertën për Alabën nga 65 në 80 milionë euro, por duket se austriaku minimumi edhe një sezon do tituj si bavarez.

Artikulli paraprakTalenti kosovar: Jam kontaktuar nga Bunjaki, por luajë për Shqipërinë
Artikulli tjetërSkandaloze: Usain Bolt tradhton të dashurën me studenten braziliane [FOTO+VIDEO]