Joaquin Sanchez ka zbuluar të mërkurën e kaluar, kur u intervistua nga Bertin Osborne, se futbolli ndonjëherë është shumë më i lehtë se sa ne e mendojmë. Lojtari i Betis ka treguar një fytyrë publike të strategjive pak të njohura në blerjet e Real Madridit, e cila mund të zbatohet për shumë klube të tjera, të quajtura të mëdha. Këtu kemi në shqyrtim disa nga goditjet e përgatitura nga presidenti i Real Madridit, një pjesë e suksesshme dhe të tjerët jo aq shumë. Më poshtë mund të njiheni me tetë rastet më interesante, të zbuluara nga gazeta spanjolle “Marca”.

Luis Figo (2000) Luis Figo ishte premtimi i Florentino Perezit për t’i fituar zgjedhjet për president të Real Madridit. Ai e kishte kryer marrëveshjen me lojtarin në atë kohë, para se të zgjidhej president. Madje, ishte vendosur klauzolë që, nëse nuk fitonte, Perez do ta paguante agjentin dhe lojtarin për një vit. Perez u bë president, Figo erdhi te Reali. Pjesa tjetër është vetëm histori dhe trofe.

Zinedine Zidane (2001) Galaktiku i radhës do të ishte Zinedine Zidane, me të cilin u mor vesh ditën e fundit të merkatos së verës, që pas një viti të vinte te Reali. Florentino Perez e takoi Zidanen në Monako, në një mbrëmje të organizuar nga UEFA. Nuk kishte kohë ta mbyllte atë ditë blerjen dhe u morën vesh që transferimi të ndodhte pas një viti.

Ronaldo (2002) Real Madridi kishte arritur pothuajse marrëveshje me Ronaldon, por Perez, për të qenë i sigurtë, kishte marrë jahtin e tij dhe kishte shkuar ta takonte personalisht presidentin e Interit, Massimo Moratti, të cilin e bindi për 90 minuta. Ishte 22 gushti dhe duheshin edhe nëntë ditë që ta bindnin brazilianin. Perez ia doli.

Beckham (2003) Marrëveshja u arrit me faza. Së pari në shkollë, pastaj në shtëpi, e në fund edhe me Alex Fergusonin. Barcelona ishte shumë e interesuar për Beckham, por Perez tha “kurrë, kurrë, kurrë”. Dhe muaj më vonë, lojtari nënshkroi me Real Madridin.

Joaquin (2004) Nuk është sekret që Perez e donte në skuadër yllin e Betisit, Joaquin. Për ta bindur kishte angazhuar sulmuesin Raul, për të biseduar mbi një marrëveshje eventuale. Joaquin nuk i donte shumë taktikat dhe afatet, ndaj për këtë refuzoi shumë oferta, edhe atë të Perezit.

Benzema (2009) Nëse do të ishte e nevojshme, Perez shkonte edhe në shtëpi të lojtarëve. Ai shkoi te shtëpia e Karim Benzemas për të arritur marrëveshje me të. Florentino ishte në Lion dhe arriti marrëveshje me lojtarin që në qershor të vitit 2009.

Kun Aguero (2011) Perez nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Kun Agueron. Gjatë një derbi të Madridit, ai tentoi ta bindë lojtarin që të largohej nga Atletico Madrid për Real Madridin. Gjatë bisedës i ofroi një fanellë të Realit, duke i thënë se sa bukur duket me të bardha. Atletico e kuptoi dhe bllokoi gjithçka.

David Silva (2012) Pasi dështoi me Agueron, e njëjta gjë i ndodhi edhe me David Silvan e Manchester City. Perez i kërkoi një foto për nipërit e tij, por Silva e kuptoi menjëherë “trukun” dhe e refuzoi me mirësi, duke refuzuar edhe fanellën e Real Madridit./telesport/.

Artikulli paraprakBomba e mengjesit: Milan në verë transferon këta dy supersulmues
Artikulli tjetërVietnam: Refuzoi të priste penalltinë, 2 vjet pezullim