Messi (28 vjeç) kalon në renditjen e sportistëve më të paguar në botë. Aktualisht është në vendin e dytë. Sipas “Forbes”, ai duhet të “tërheqë kapelen” e tij, kur është fjala për financat, vetëm përpara yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ndryshe nga portugezi, Messi e shmang “dritën e fortë”, shumë. Pra, nuk është ekzibicionist në jetën e përditshme, bashkë me familjen e tij. Megjithatë, tërë ato para që merr meritojnë edhe të shpenzohen mirë. Këtu ju mund të shihni se për çfarë i shpenzon paratë e tij të fituara lojtari i tanishëm më i mirë i Barcelonës.

– Messi fitoi vitin e kaluar 81.4 milionë dollarë (72 milionë euro). Më shumë se çdo atlet tjetër, përveç Cristiano Ronaldos.– Kontrata e tij e re me Barcelonën do të fillojë sezonin e ardhshëm, në bazë të së cilës do të fitojë 732,000 euro në javë.– Edhe jashtë fushës ai meriton “para të thata”: rreth 25 milionë euro, Messi duhet të marrë nga marrëveshjet e reklamave që bën.– Adidas është sponsori i tij më i madh dhe i jep më shumë se tetë milionë euro në vit.

– Ai, gjithashtu, merret me reklamimin e “Gillette”, “EA”, “PepsiCo” dhe “Tata Motors”.– Messi është aq i vlefshëm, sa klubi që do të blejë atë, duhet të paguajë te Barcelona 300 milionë euro.– Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Messi ruan një ekuilibër joluksoz të jetës.– Megjithatë, i pëlqen për të udhëtuar me “Maserati” e tij. Kjo makinë ka vlerën e më shumë se 200.000 euro.– Ai është i njohur për të fluturuar ndonjëherë me avion privat përmes zonës, ashtu siç mbërriti në galanë e “Topit të Artë”, në Cyrih.– Messi është i rrallë për diçka tjetër, veç futbollit. Megjithatë, kohët e fundit, ai kishte për të dëshmuar në gjykatë për mashtrim tatimor (evazion fiskal).– Përndryshe, është një tip që nuk do të bjerë në sy.– Me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë, Antonella Roccuzzo (28 vjeç), është dashuruar që nga fëmijëria.– Ata të dy u rritën në të njëjtin qytet, në Rozario të Argjentinës, dhe që nga viti 2008 janë bashkë.– Këto janë dy bijtë e tij, Thiago dhe Mateo.

– Emrat e tyre janë në këpucët e futbollit të Messit.– Familja e tij është e pranishme në të gjitha festimet dhe titujt e rastit te Barcelona.– Herë pas here Messi tregon veshjet ekstravagante. Për shembull, kur ai kishte veshur një kostum të zi me pika të bardha në një ceremoni.– Ai mori një audiencë private me Papa Franceskun, i cili është edhe vetë një tifoz i madh futbolli.– Për një kauzë bamirësie ai e jep një çast këmbën e tij të artë…– Ndryshe nga shumë atletë modernë, ai e përdor jetën private për të mos promovuar markën e tij. Në llogarinë e tij në Instagram është fjala për më tepër për fotografi me djemtë, bashkëshorten e të afërm.

– Kjo është ndoshta “wildeste” photo.– Fakti që ne dimë kaq pak rreth privatësisë së tij, e ndihmon atë të bëjë jetë normale.– Për shkak se jashtë fushës nuk ekspozohet shumë, ne do të përqëndrohemi kryesisht në arritjet e tij në fushë.– Ndryshe nga rivali i tij, Ronaldo, argjentinasi i Barcelonës është gjykuar vetëm si futbollist dhe jo aq shumë për shkak të personalitetit të tij./T.S/.

Artikulli paraprakBefason Antonio Conte, kërkon mbrojtës te Fenerbahce
Artikulli tjetërFellaini në Milano! Nuk dihet akoma arsyeja e vizitës, por..?