Trajneri i londinezeve të Chelsea, Antonio Conte është vënë në lëvizje për të siguruar sulmuesin kolumbian të Real Madrid, James Rodriguez.

Sipas spanjolles “Sport.es” trajneri italian duket se është i gatshëm t’i ofrojë madrilenëve 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Talenti kolumbian nuk po gjen hapësira te Real Madrid, teksa trajneri i kampionëve të Europës i jep vetëm pak minuta në dispozicion sepse preferon të riun Asensio para tij dhe, gjithmonë sipas shtypit spanjoll, e ka nxjerrë në merkato kolumbianin.

Artikulli paraprakEverton u’a shuan ëndrrën gjigantëve evropian
Artikulli tjetërZonja dhe zotërinjë: Ky është futboll