I erdhi fundit edhe atij.

Dikur njëri prej më të adhuruarve nga të gjithë, kurse sot shumica e tifozëve të lumtur që ai po largohet nga stoli i Arsenalit pas 22 viteve, shkruan Korneri.net

Arsene Wenger ka paralajmëruar largimin zyrtar nga klubi, dhe tash është shumë normale që kryesia e klubit, zyrtarët e lartë dhe të gjithë që janë pjesë e Arsenalit të gjejnë një trajner cilësor që do të mund ta zëvfendësonte denjësisht strategun francez.
Wenger deri tash ka zhvilluar 823 ndeshje me Arsenalin prej të cilave kishte shënuar 473 fitore, 199 barazime dhe 151 humbje.

Emrat më të përfolur apo favoritët për ta marr postin e të parit te Arsenali janë Carlo Ancelotti dhe Luis Enrique. Njëri prej tyre shumë shpejt mund edhe të zyrtarizohet, edhe pse duhet të ketë negociata pak më të gjata, sepse ka shumë gjëra që duhet qartësuar, e sidomos nëse Arsenali nuk e fiton Europa League, pasi do të jetë Ligës së Kampionëve për të dytin vit rresht. /Korneri.net

Artikulli paraprakDo të largohet shumë më herët nga profesioni i trajnerit!
Artikulli tjetërPasuesi i Wengerit, dalin kuotat e basteve për trajnerin e ri të Arsenalit