Chelsea do të ketë verën më të vështirë prej se drejtohet nga rusi Roman Abramovich.
Humbja nga Tottenham ishte e madhe për kampionët aktual sepse gjërat janë vështirësuar tejmase, dhe me shumë gjasë gjatë afatit kalimtar veror do të ketë largime të shumta dhe pak prurje sepse Liga e Kampionëve me gjasë nuk do të sigurohet, shkruan Korneri.net
Kjo situatë aspak positive dhe e shëndosh në skuadër do të detyrojë shumë largime duke nis nga koka, trajneri Antonio Conte që e ka vetëm hijen në Stamford Bridge, kurse me shumë gjasë pas tij pritet të largohen dy elementët kryesor, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, të cilët nuk do të qëndrojnë pa Ligë të Kampionëve, e më së miri tregon fakti se nuk e kanë vazhduar kontratat e tyre.
Pas tyre në dyshim është edhe e ardhmja e disa futbollistëve të tjerë si, Fabregas, Pedro, Cahill, David Luiz dhe francezi që erdhi në janar Giroud. Të gjithë këta futbollistë kanë edhe 12 muaj kontratë me klubin londinez, ndërsa nuk është plotësuar vendi i lënë bosh nga drejtori teknik Michael Emenalo, i shkarkuar në nëntor.
Në dyshim të madh është edhe e ardhmja e dy futbollistëve që janë dhënë me huzim, Batshuay te Dortmund dhe Zouma te Stoke City, për të cilët nuk është bërë asnje hap konkret. /Korneri.net