Derisa shumica e konsiderojnë Lionel Messi futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, kështu nuk mendone dhe legjenda nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba.
Lojtari i cili gjatë këtij viti do të përshendetet nga futbolli aktiv, mendon se para argjentinasit të çuditshëm janë dy futbollistë tjerë që ishin më të mëdhenjë, përcjell Korneri.net.
“Para Messit janë Diego Armando Maradona dhe Pele. Pse? Për shkak të rezultateve kulmore me përfaqësueset përkatëse, Messi ëshët afër, por ende nuk i ka arritur”, ka thënë 40-vjeçari i cili karrierën më të madhe si futbollist e bëri te Chelsea, dhe ka pasur punë disa herë me Messin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ai mendon se këtë vit Messi mund t’iu bashkohet.
“Nëse do ta fitonte trofeun në Kupën e botës me Argjentinën në Rusi, atëherë do të bëhej legjendë e madhe. Mirëpo, edhe nëse ai nesër do ta përfundonte karrierën, Messi ka dhënë shumë për këtë sport.” /Korneri.net