I shukati të gjithë në Old Trafford.

Sapo u inkuadrua në lojë i shënoi dy gola të shpejtë për kualifikimin e Sevillas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar skuadrën angleze Manchester United, shkruan Korneri.net

Wissam Ben Yedder, ishte jashtëzakonisht i lumtur me faktin që golat e tij e dërguan Sevillan në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.
Kështu e komentoj ndeshjen e tij dhe të Sevillas në Old Trafford.

“Kundër një ekipi cilësor si Man. United, e sidomos kundër një trajneri si Jose Mourinho, e dinim se kjo do të ishte ndeshje e vështirë për ne, dhe goli i parë do të çlironte një ekip apo tjetrin. Por, kam besim në veten time dhe e dija se do të shënoj me tu inkuadruar në lojë. U treguam të durueshëm dhe i pritëm minutat tona për t’i dënuar. Mendoj se e merituam kaulifikimin pas dy ndeshjeve të zhvilluara”, tha sulmuesi 27-vjeçar francez me prejardhje nga Tunisi. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa çfarë tha pas ndeshjes i dëshpëruari Mourinho
Artikulli tjetërDi Francesco krenar me skuadër, dhe e kualifikoi pas një dekade në…