E humbi ndeshjen, u eliminua e tash flet nga distanca.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Maurizio Pochettino, para ndeshjen kampionale kunfër Bournemouth, në konferencën për shtyp u arsyetua padrejtësisht dhe në mënyrë të ligë, diçka që nuk i shkon në karakter këtij trajneri të njohur, përcjell Korneri.net
“Juvetusi e ka zkon fitoren, por edhe të ankohet te gjyqtarët. E ka në kultur të klubit që të bëjë gjithçka në mundësitë e veta në mënyrë që t’i ndihmojë vetës. Ndeshja jonë ndaj tyre ishte lekcion i madh sesi të mësojmë “mashtrimin” në fushë dhe jashtë saj. Kundër një skuadre si Juventusi luan du lloj ndeshjesh-njërën në fushë, dhe tjetrën jashtë saj”, pa hezituar dy herë deklaroi Pochettino i cili akuzoi zyrtarët e klubit të Juventusit për prishjen e ligjeve të pashkruara në sport.
“Nuk them se presidenti ynë Daniel Lewy do të duhej të ishte në tunell gjatë pushimit. Por, Juventusi na dha lekcion. Pronari i Juventusit, Andrea Agnelli ishte para, gjatë dhe pas ndeshjes. Po ju them se me të ishte drejtori general Giuseppe Marotta të cilët bënë presion të madh në gjyqtarët. Nëse dëshironi të fitoni, atëherë duhet të bëni gjithçka që është e mundshme. Janë detaje të vogla që mund të vendosin ndeshjet e tilla” ka në fund Pochettino i cili e pranoi faktin se posedimi, rastet dhe gjuajtjet në drejtim të portës nuk janë vendimtare në lojën e futbollit, po rezultati final pasi sipas tij Tottenham në dy ndeshje ishte skuadër më e mirë. /Korneri.net