Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, duke folur për median pas ndeshjes Milan-Lazio, ka shprehur zhgënjimin e tij për humbjen, por edhe për golin me dorë të Cutrone-s që vendosi sfidën. Talenti kuqezi ka pranuar se nuk e ka parë prekjen me dorë të sulmuesit kuqezi, në një kohë që ka zbuluar edhe një fakt kurioz për ndeshjet e tij në San Siro.

“Nuk jemi të lumtur, kur humbet kështu ndihesh. Por e mbajmë kokën lart, në pjesën e dytë meritonim më shumë. Goli i Cutrone-s? Nuk arrita ta shikoj prekjen me dorë, por nuk më takon mua të gjykoj në këtë rast. Jemi të lodhur me këto diskutime. San Siro? Më ka dhuruar gjithnjë emocione të bukura, por kam humbur gjithmonë këtu… (qesh). Milani? Skuadër që ka marrë rezultatet të mira, ndërsa ne ishim pak të lodhur. Mendoj se ndeshjen e kemi humbur në pjesën e parë”, – deklaroi Strakosha

Artikulli paraprakVideo: Guardiola kapet me gjyqtarin
Artikulli tjetërTri ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, këto janë të gjitha lëvizjet e skuadrave të Vala Superligës