Si zakonisht Trabzonspor-Fenerbahce hynë në mesin e katër përballjeve më të mira turke.

Derbi i javës 19. nuk dha fitues pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, me golat që u shënuan në pjesën e dytë edhe pse rastet nuk munguan as në të parën, shkruan Korneri.net.

Ish anëtari i dikurshëm i Fenerbahces dhe Galatasaray, Burak Yilmaz, e kaloi në epërsi skuadrën nga Karadeniz, mirëpo Souza gjashtë minuta para fundit shënoi për rezultatin final.
Fenerbahce i humbi dy pikë të vlefshme në garë për titull të kampionit pasi tash ka 37 pikë, 4 më pak se lideri aktual Galatasaray. /Korneri.net

Artikulli paraprakFA Cup: Man.City në rrethin e pestë
Artikulli tjetërFitorja e tretë me radhë, Milan po hynë në vallë për Champions