Ditëlindja e 60-të nuk ka qenë shumë fatsjellëse për Diego Armando Maradonën i cili vetëm pak ditë pasi hyri në klubin e 60-vjeçarëve është shtruar në spital.

Mediat argjentinase ESPN Argentina dhe TyC Sport, raportojnë se Maradona ka një problem mendor dhe emotiv. Pak informacione ka rreth gjendjes së tij, teksa abuzimet e shumta dhe të vazhdueshme po japin efekte negative te trajneri i Gimnasia La Plata. Tashmë tifozët e Gimnasia La Plata dhe të El Pibe D’Oros po kryqëzojnë gishtat që gjithçka të ndryshojë për mirë dhe Maradona të shërohet sa më shpejt.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here