Nëpërmjet një fotografie të postuar në profilin e tij në “Snapchat”, Gabriel Barbosa ka zbuluar për publikun e gjerë “urdhëresat” e famshme që ka vendosur Interi për lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Në fotografi dallohet qartë se shoqëria zikaltër, për t’i dhënë një identitet ekipit u rekomandon lojtarëve: “Duhet të jeni ekip, të nderoni fanellën, secili të marrë përgjegjësitë e veta, të keni respekt për të gjithë, të komunikoni për t’u përmirësuar dhe të punoni shumë”.

Për ata që frekuentojnë rregullisht “botën” zikaltër, tabela e quajtur “Identiteti Inter” nuk është vendosur nga trajneri aktual Stefano Pioli. Ajo qëndron në dhomat e zhveshjes së lojtarëve prej gati një viti.

Pioli është autor i një tjetër nisme motivuese. Siç dihet, në hyrje të palestrës është vendosur një letër, ku tekniku u kërkon lojtarëve 13 fitore në 15 takimet e fundit (dy janë zhvilluar).

 

/Oanorama Sport

Artikulli paraprakÇfarë bëri portieri Varas? Gabimi i tij nuk falet (Video)
Artikulli tjetërMagji, magji, magji nga Besart Berisha! Padyshim ky është goli i vitit [VIDEO]