Zakonisht Arsene Wenger është real në komentet e tij pas ndeshje sido që ato përfundojnë, andaj foli drejtë edhe për barazimin që e mori në  udhëtim te Paris SG.

“Ishim në disavantazh pas vetëm një minuti lojë. Në pjesën e dytë ishim më unik, më të bashkuar dhe shënuam. Përfituam nga rënia në ritmin e lojës së francezëve. Në pjesën e parë ishim të dobët, sepse humbnim pothuajse të gjitha duelet në mesfushë, por ishim më të mirë në të dytën. Ishin më të mirë këtë duhet ta pranojmë, kurse Ospina u tregua i jashtëzakonshëm, dhe mendoj se në fund barazuam fal angazhimit më të madh, dhe për këtë jam i kënaqur” tha Wenger pas ndeshjes.

Duhet theksuar se vendimi i tij për ta inkuadruar në lojë portierin Ospina para Petr Cech ishte një befasi për të gjithë, dhe tifozët e Arsenalit u frikësuan shumë se ishte ky vendim jo i mirë i strategut francez, por doli e kundërta, pasi Ospina ishte hero i vërtetë i togjinjëve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here