Ku mbeti talenti i madh portugez Renato Sanchez.

Gjithmonë kur mund të zgjedhës në mes të madhit të voglit, atëherë nisu nga gjiganti sepse në të kundërtën harrohesh dhe shuhesh, shkruan Korneri.net.

Pikërisht kështu i ka ndodh ish anëtarit te Benficas dhe Bayern Muchen, i cili vendosi të luante në klubin e vogel dhe aspak të njohur Swansea, dhe pa asnjë dyshim ai doli të jetë dështimi i vitit në Premier League. Sanchez u huazua te Swansea, mirëpo po del të jetë zgjedhje e gabuar, andaj tash edhe Bayern do të jetë humbës pasi me formën aktuale të tij, nuk mund ta shet 30 milionë euro aq sa e bleu dy vite më parë.
Para se të kalonte në Angli, Sanchez i kishte thënë po Milanos, mendonte për Juventusin pasi kishte kontakte me bavarezët, dhe në fund vendosi të zhduket. /Korneri.net

Artikulli paraprakHistoria e pabesueshme/ Rrëmbimi i Berbatov nga bosi i mafies në Bullgari
Artikulli tjetërKlubet kineze vendosin një dënim të çuditshëm për lojtarët në mbipeshë