David Luiz po largohet drejt Realit, por ky pritet të jetë zëvendësuesi i tij.

Anëtari i Juventusit, Alex Sandro sërish ka hyrë në orbitën e londinezëve të cilët e duan me çdo kusht që në afatin e dimrit dhe për të ofrojnë një mal parash, shkruan Korneri.net.

Mediat angleze e më pas të konfirmuara edhe në Itali, Chelsea ofron për brazilianin e biankonerëve hiq më pak se 70 milionë euro, shifër kjo e cila është më shumë se dyfishi i transferit që i kushtoj Juventusit në momentin kur e mori nga Porto. Anglezët apo më saktë trajneri Antonio Conte e sheh lojtarin ideal ne skemat e tij pasi mund të luajë edhe si mbrojtësi i tretë, por edhe më i avansuar nga krahu i majtë dhe në momentin kur Chelsea nuk e ka topin, transformohet në mbrojtësin e pestë. /Korneri.net

Artikulli paraprakNdodh në Francë, ekipi harron futbollistin në stadium
Artikulli tjetërRrëfehet Kaka’: Ja çfarë më prishi karrierën