Asgjë nga transferimi i ashtyquajtur “Bombastik”.

Mesut Ozil nuk do të transferohet te Bareclona siç është thënë dhe shkruar gjata paraditës së sotme. Pasi Barcelona nuk ia doli që gjatë verës të trabsneronte Philippe Coutinho sepse Liverpool kërkonte 150 milionë euro, katalunasit ishin rikthyer nga Ozil, shkruan Korneri.net.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Arsenalin deri në fund të edicionit, ndërsa në verë ai do të ishte lojtar i lirë, por Barcelona që të mos i humbë shërbimet e tij, është munduar ta sjell për 20 milionë euro, mirëpo doli përgjigja e dy personave që kanë influencë të madhe në klub.

Trajneri Ernesto Valverde dhe Lionel Messi kanë kundërshtuar këtë transferim, e aq më tepër kur u bisedua se paga e lojtarit do të jetë 15 milionë euro.
Sidomos sipas trajnerit Valverde, ky transferim do të dështoj me çdo kusht sepse arsye të plotë.

“Në bazë të talentit që ka, Ozil do të bënte disi vend në përbërje, por assesi në jetën e tij private e cila ka shumë problem. Ai nuk ka jetë sportive, dhe kam marr lajme nga trajnerët tjerë se për shkak të problemeve emocionale bie edhe nga loja”, ka thënë Valverde ndërsa Messi ka shtuar se një 29-vjeçar është i vjetër të luaj te Barcelona sepse nuk mundet në ritmin e La Ligas. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy mund të jetë destinacioni i ri i Arda Turan
Artikulli tjetërRikthehet në Serie A, por ku?