Drita e Gjilanit po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë vit në Superligë. Gjilanasit janë lider aktual në tabelë me 36 pikë aq sa ka edhe Prishitna në vendin e dytë, shkruan Korneri.net.

Për të arritur deri këtu sulmuesit e Dritës, kanë shkëlqyer deri më tani duke realizuar 28 gola teksa kanë pranuar 13 sosh.

16 prej 28 golave të shënuara mbajnë emrat e dyshës fantastike të gjilanasëve Kastriot Rexha e Xhevdet Shabani, që deri tani kanë tundur nga 8 herë rrjetat e portierëve kundërshtarë.

Lista e top 5 golashënuesve të Dritës:

Kastriot Rexha (20 ndeshje, 8 gola)
Xhevdet Shabani (20 ndeshje 8 gola)
Fidan Gerbeshi (19 ndeshje 4 gola)
Përparim Livoreka (14 ndeshje 2 gola)
Ndërkohë Leci, Limani, Shabani, Fazliu e Kryeziu kanë nga 1 gol.

Artikulli paraprakKy është gjyqtari më rreptë deri tani në Superligë [FOTO]
Artikulli tjetërI vetëm sa gjysma e skuadrës: Hamiti me shifra të frikshme!