Karim Benzema u është kundërpërgjigjur kritikave që e kanë shoqëruar gjatë vitit të fundit për paraqitjen e tij me Real Madrid. Sulmuesi është justifikuar me faktin se prania përkrah tij e Cristiano Ronaldos mund ta penalizojë sa i përket shikueshmërisë.

“Merremi vesh mirë. Më pëlqen të luaj më të dhe atij i pëlqen të luajë me një pasim. Ai është më egoist se unë, por është normale. Nuk më shqetëson, në fund të fundit është e mirë për ekipin. Unë shënoj gola, por kur në krah kam një që shënon 50 për sezon… Më përpara një sulmues shënonte 25 gola dhe ishtë i mirë, sot…”, ishte mendimi i sulmuesit në një intervistë të dhënë për “Canal+” ku nuk ka kursyer thumbimet për tifozerinë spanjolle.

“Kritikat? Është e vështirë, sidomos në Spanjë, ku shpesh nuk kupton gjithçka. Gjëja më e vështirë është kur kritikat arrijnë nga tifozët e tu. Normalisht duhet të jenë aty për të të mbështetur”, tha ai.

Në fund, nuk mungoi edhe një koment mbi mundësinë e fitores së “Topit të Artë”. “Është i vështirë. E kam gjithmonë në mendje, por luajmë në vite në të cilat janë dy djem, të cilët janë jashtëtokësorë”, tha ai.

Artikulli paraprakItali – Suedi, “axurrët” synojnë përmbysjen për të shmangur turpin
Artikulli tjetërKupa e Botës në Rusi do të jetë më shumë blaugrane