E tërë Italia është në këmbë, pasi është në pyetje botërorori.

San Siro do të jetë i mbushur sonte për të parë ndeshjen e kthimit të play-offit, e vlefshme për kualfikimim në kampionaton botëror Rusia 2018, dhe i gjithë shteti i ka sytë në stadium “mitik”, sepse aty luhet ndeshja e jetës, shkruan Korneri.net.

Derisa sipas informacioneve të fundit Suedia nuk do të ketë ndryshime në përbërje, te Italia pritet shumë pasi trajneri Gian Piero Ventura do të futë në lojë mesfushorin Jorginho në vend të të suspenduarit Marco Verratti, dhe në vend të kapitenit të Romës, Daniele De Rossi në lojë do ta inkuadrojë anëtarin tjetër të Romës, Alesandro Florenzi, kurse në fazën e sulmit në vend të Andrea Belottit, do të luaj Manolo Gabbiadini.

Italia e humbi ndeshjen e parë 1:0 me autogolin e De Rossit, kurse nga loja aspak e mirë, rastin për ta barazar e pati mbrojtësi Matteop Darmian që qëlloi shtyllën.
Ndeshja e dytë luhet sonte me fillim nga ora 20.45. /Korneri.net

Artikulli paraprakBoston e fitoi “trillerin” ndaj Torontos, Oklahoma po vazhdon ecurinë e mirë
Artikulli tjetërBonucci luan sonte me maskë