Ka reaguar klubi më i madh kosovar në futboll, FC Prishtina pas arrestimit që i është bërë futbollstit Liridon Leci nga ana e policisë së Pejës, gjatë ndeshjes Besa-Prishtina që u zhvillua sot në stadiumin Shahin Haxhiislami.
Reagimi i kaltër e bardhëve është ky:

“Liridon Leci i lidhur nga policia i derguar ne stacion, skuadra ne pritje para stacionit!!!!
Liridon Leci ishte ndeshkuar me karton te kuq dhe ishte ne tribuna. Ne minuten e 90te lendohet portieri Alban Muqiqi deri sa ndeshja ishte nderpre ne fushen e Beses (ishte faulluar Khalid), dhe nga lendini i rende i portierit Muqiqi (gjendet ne spital) vrapon edhe Leci deri pas golit. Kurse policia duke mos e ditur asnje lloj kompetence tenton te largoj Lecin edhe nga tribuna meqe rast sulmohet dhe ngrehet zhag nga policia. Por, pas perfundimit te ndeshjes, Leci provon te kerkonte falje, por mllefi i policise nuk kishte kaluar edhe e arreston e dergon ne stacion ku edhe eshte ne pritje skuadra. Policia nuk ka kompetenca te intervenimit, pos ne raste kur ka sulm fizik ndaj gjyqtarit ose kur ka perleshje masive ndermjet futbollisteve. Me pavetedije te plote profesionale, policia ka vepruar dhe vazhdon jashte cdo ingerence te mbaj ne stacionin policor futbollistin tone.”

 

Artikulli paraprakMilani me një ofertë fantastike konkurron Barcelonën dhe Realin
Artikulli tjetërStrootman pritet të dënohet me prova televizive