Një paraqitje briliante në ndeshjen e parë dhe historike kualifikuese për botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës, ka mjaftuar që kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli të premtoj diçka të madhe për gjithë futbollistët, shtabin tenik dhe personat tjerë të FFK-së.

Ai ka dhënë fjalën se nëse Kosova rastësisht kalifikohet në botëror, do të ketë shperblime për lojtarët besoni apo jo nga 100.000 euro.

Ky është një stimulim i madh për lojtarët pavarësisht se të gjithë e dimë se është mision i “pamundur”, por në futboll gjithçka mund të arrihet nëse angazhimi nuk mungon.

Këto premtime Veseli i dha me tu kthyer në Kosovë së bashku me krerët e FFK-së, pasi edhe ai vet ishte prezent në Turku për ta parë ndeshjen e parë dhe historike kundër Finlandës.

Nëse marrim dhe i numërojmë të gjitha ata që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës me gjithë stafin komplet, atëherë i bie se shtati ynë t’i shpenzoj diku rreth 2.5 milionë euro.

Artikulli paraprakZgjedhjet në UEFA, Villar tërhiqet nga gara për president
Artikulli tjetërGjyqtarët vazhdojnë favoret “pro” anglezëve!