Në ora 23.00 të së enjtës është mbull edhe zyrtarisht afati kalimter veror në Itali.
Pa asnjë dyshim ilan ka qenë skuadra më aktive dhe më efikase gjatë kësaj vere pasi ka sjell në skuadër hiq më pak se 11 futbollistë, apo saktë një skuadër të plotë me lojtarë në secilin pozicion, shkruan Korneri.net.
Por, meritat më të mëdha i kishin dy persona që shetitëtn tërë Evropën, duke marr gati nga çdo shtet i fuqishëm i futbollit nga një përforcim, dhe në fund dyshja Fassone-Mirabeli kanë marr notën 10 për këtë afat kalimtar. Mund të cilësohet si viti më i madh sa i përket transferimeve te Milan në tri dekadat e fundit.
Saktësisht në ora 23.00 kur edhe u mbyll afati kalimtar veror, Fassone-Mirabelli kanë pasur një lidhje direkte në faqen Milannews, ku kanë dal dhe kanë biseduar për këtë vit të tyre të parë apo më saktë muajt e tyre të parë në krye të klubit dhe detyrat që kanë pasur gjatë verës në mënyrë që të përforcojnë klubin.
Në fjalimin e tyre të gjatë, krejt në fund thanë dy fjalë që lanë të kuptohet se kjo kryesi do të jetë shumë aktive edhe dimrit e mos të flasim edicionin e ardhshëm.
“Pak minuta më herët përfundoi afati kalimtar veror, por ky është vetëm përfundimi i pjesës së parë të aventurës tonë”. /Korneri.net