Patrick Schick kaloi nga Sampdoria te Roma për 38 milionë euro.
Sulmuesi çek është anëtari më i ri i Romës që arriti marrëveshje me Sampdoria, edhe pse para kryeqytetasve ishte Juventusi që kreu punë, pastaj edhe vizitat mjekësore me lojtarin, por të cilat nuk dolën mirë dhe më pas në garë hyri Interi, shkruan Korneri.
Pasi edhe Inter nuk ia doli të gjente gjuhë të përbashkët me presidentin e Sampdorias, Massimo Ferrero, ishte Roma apo më saktë drejtori sportin Monchi që e bindi lojtarin, menaxherin e tij dhe vet Ferreron që ta shet te skuadra nga Olimpico.
“Jam i lumtur që kamë ardhë te Roma. Bëra zgjidhjën e duhur dhe mezi pres të luaj për këtë klub” ka thënë Schick i cili duhet t’i kryej vizitat mjekësore gjatë të martës për ta vënë më pas gishtin në letër. /Korneri.net