Nuk kanë të ndalur përforcimet te skuadra spanjolle Valencia.

Vetëm pak orë pasi zyrtarizoi qendërmbrojtësin brazilian, Gabriel Paulista nga Arsenal, në orët e mbrëmjes “lakuriqët” bënë zyrtare edhe transferimin e mbrojtësit tjetër, kolumbianin 25-vjeçar Jeison Murillo, shkruan Korneri.net.

Valencia duket shumë active në ditët e fundit, sepse përveç këtyre dy futbollistëve, ka kryer punë edhe me mesfushorin e Interit, Kondogbia i cili është shkëmbyer me mbrojtësin e krahut Calcedo.
Sipas informacioneve të fundit nga Spanja, Murillo nuk do të jetë edhe përforcimi i fundit. /Korneri.net

Artikulli paraprakBorini në histori të Milanos
Artikulli tjetërBayern e nisi si kampion edicionin e ri në Bundesliga, Mehmedi shënoi ndaj bavarezëve