Pep Guardiola tha dje, në prag të përballjes me Tottenham, se Manchester City nuk është në gjendje të luftojë për fitimin e Premier League.

Reflektim interesant i ish-trajnerit të Barcelonës, ndërkohë që këtë javë është bërë publik edhe një raport mbi shpenzimet e gjashtë skuadrave të mëdha angleze në pesë sezonet e fundit. Lideri në këtë aspekt nuk është tjetër, veçse Manchester City, me bilancin mes shitjeve dhe blerjeve të lojtarëve në 410 milionë euro negative.

Në të kundërt, Tottenham ka shpenzuar vetëm 1 milion në të njëjtën periudhë, shpenzime totale në euro.“Qytetarët”, që nga viti 2012 kanë harxhuar 575 milion euro, pa llogaritur 200.000 euro dje, të paguara për një fëmijë 13-vjeçar.

Që atëherë, Tottenham ka shpenzuar 325 milionë euro, por fitoi pothuajse po aq nga shitja e lojtarëve, saktësisht 324 milionë euro. Sot të dyja ekipet matin forcat me njëra-tjetrën në Premier League.

Vendi i tretë është për Arsenalin, me 215 milionë euro bilanc negative, në mes të shumës së shpenzuar dhe të ardhurave. Chelsea dhe Tottenham vijnë më pas me nga 200 milionë euro, ndërsa Liverpool me 130 milionë euro. Sa i përket Tottenham, shitja e Bale dhe Modric te Real Madridi i jep ekuilibër, në të cilin përfshihen blerje të tilla si Soldier, Lamela, apo Sissoko./Telesport/.

Artikulli paraprakBerisha shkëlqen në debutim me Terek
Artikulli tjetërSuperylli botëror e do te Man. United këtë futbollist shqiptar