Nuk ke shtëpi, nuk ke suksese. Kështu i ka ndodh klubit më të madh kosovar të futbollit FC Prishtina në gati dy vitet e fundit të cilat i zhvillonte jashtë stadiumit në kryeqytet shkaku se ai po rindërtohet dhe bëhet gati edhe për ndeshje ndërkombëtare, shkruan Korneri.net.
Pasi stinori i ri në Vala Superligë starton këtë vikend, në zyrat e FFK-së, është mbajtur një mbledhje e shpejtë ku prezent ishin zyrtarë të Prishtinës dhe Feronikelit, ku është diskutuar për stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, atje ku është vendosur zyrtarisht se Prishtina do t’i luajë ndeshjet e veta si vendas.
Më herët Prishtina luajti në Obiliq në stadiumin e Keku-t, dhe në Podujëve në stadiumin e Llapit “Zahir Pajaziti”. /Korneri.net