Një nder i madh për Bunuccin që para tij e ka pasur vetëm njeriu emirn e të cilit e mban stadiumi “mitik”

Milan ka bërë 10 transferime gjatë këtij afati kalimtar veror, por pa asnjë dyshim mbrojtësi italian që konsiderohet më i miri në botë, ka që kenë kryesori.

Leonardo Bonucci pas përleshjes verbale që kishte me trajnerin Max Allegri te Juventus, u desht të largohej pas shtatë viteve të kaluara, edhe pse ishte simbol i biankonerëve, dhe pa asnjë dyshim largimi i tij ka qenë më i paprituri në mbarë botën, pasi kaloi te rivali i madh, shkruan Korneri.net.

Te Milan është duke u vlerësuar jashtëzakonisht shumë pasi menjëherë është emëruar kapiten i skuadrës, edhe pse deri tash nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare, përveç në dy ndeshje miqësore, por debutimi i tij pritet kundër Shkëndisë së Tetovës.
Bonucci bëhet futbollisti i tretë në historinë 118 vjeçare të Milanos i cili në debutim do të jetë kapiten, e këtë nder nuk e kanë pasur shumë lojtarë.

I pari ka qenë anglezi dhe themeluesi i klubit David Allison. Ai ishte kapiten dhe golashënuesi i parë në miqësoren ndaj Mediolanum më 1900, vetëm një vit pas themelimit.
I dyti ka qenë shumë më i famshmi Giuseppe Mezza, emri i të cilit e mban edhe stadiumi ku luan Milan dhe Inter. Megjithatë, Meazza larg ka qenë më i lidhur me Interin, ku ishte për 18 vite, derisa te Milan vetëm dy. Pikërisht atëherë ishte kapiten në debutim te rosonerët.

Por, që nga atëherë kanë kaluar 76 vite, dhe Bonucci bëhet kapiteni i tretë debutues në historinë e lavdishme të Milanos. /Korneri.net

Artikulli paraprakZinedine Zidane pasurohet nga Florentino Perez
Artikulli tjetërI burgosuri te Leicester i ofrohet Barcelonës!