Tashmë bëhet më në fund zyrtare transferimi i brazilianit Neymar te PSG, pasi deri më sot dikur rreth orës 12.00, nuk kishin kaluar paratë në llogarinë e Barcelonës.
Derisa Neymar po i zhvillon përgatitjet me shokët e tij të ri, nga ana tjetër edhe Barcelona ka konfirmuar lajmin se të gjitha paratë (222 milionë euro), janë derdh në konton e klubit, dhe tash do të nis ofanziva totale e transferimeve, shkruan Korneri.net.
Pavarësisht se po refuzohet nga Dortmund e sidomos Liverpool për lojtarët Dembele dhe Coutinho, Barcelona kur e ka seriozisht çështjen, nuk do të ndalet deri në momentin e fundit, dhe mos të harrojmë se afati kalimtar përfundon në fund të muajit gusht, dhe deri atëherë gjërat do të ndryshojnë shumë, si për të mirë, ndoshta edhe për të keq. /Korneri.net