Me ndeshjen Valencia –Las Palmas 2-4, përfundoi xhiroja e parë në La Liga, e cila edhe sivjet si shumë të tjera në të kaluarën vazhdon të jetë kampionati më i fuqishëm dhe më atraktiv në botë. Se këtë epitet e mbanë pas pasur asnjë konkurrent tjetër e tregon edhe kjo javë e parë e cila ishte spektakolare pasi janë shënuar hiq më pak se 40 gola.

Vetëm në ndeshjen Sevilla –Epspanyol u shënuan 10 gola, ndërsa Barcelona –Betis tetë. Mesatarisht për një ndeshje të kësaj xhiroje janë shënuar nga katër gola, efikasitet më shumë se i lartë.

Në Serie A u shënuan 32 gola, në Premier League 22, në Ligue 1 25 dhe në Eredivisie 26.

Artikulli paraprakI ofrohet rosonerëve, por…
Artikulli tjetërJu pëlqejnë golat e Messi! Këtu janë ndër më të bukurit e tij