Fundjava ka dhuruar emocione të tjera të forta në kampionatet kryesore në Europë. Napoli pësoi humbjen e parë për këtë sezon në fushën e vet ndaj Juventusit, ndërkohë që PSG pësoi një disfatë shokuese ndaj Strasburgut, e cila është gjithashtu e para për këtë sezon.

Duke marrë në konsideratë 5 kampionatet kryesore (Serie A, Liga Premier, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1), vetëm 4 skuadra ende nuk kanë pësuar asnjë humbje gjatë këtij sezoni. Edhe pse është një sezon i gjatë, këta skuadra mund ta mbyllin fazën e parë në kampionatet e tyre pa pësuar asnjë humbje, edhe pse kanë ende disa prova delikate.

Premier League- Manchester City (14 fitore, 1 barazim)

Serie A- Inter (12 fitore, 3 barazim)

La Liga- Barcelona (11 fitore, 3 barazime), Atletico Madrid (8 fitore, 6 barazime).

Artikulli paraprakKOSOVA ORGANIZATORE E KAMPIONATIT EVROPIAN U-18, DIVIZIONI C
Artikulli tjetërAncelotti trajner i Italisë? E pabesueshme se si përgjigjet ai…..