Dhjetë persona janë arrestuar ndërsa katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës morën lëndime pasi grupe të personave sulmuan autobusët me tifozë nga Prishtina pas një ndeshjeje bashketbolli sonte në Mitrovicë.

 Incidenti ndodhi në qytetin e Mitrovicës përderisa tifozët mysafirë po largoheshin nga qyteti i Mitrovicës.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha për KALLXO.com se janë arrestuar 10 persona, ndërsa disa autobusë janë dëmtuar.

“Ngjarja ka ndodhur jashtë palestrës sportive pasi që policia ka tentuar t’i përcjellë tifozët mysafirë jashtë Mitrovicës. Në disa vende të ndryshme në qytet, në afërsi të xhamisë, grupe të ndryshme të njerëzve të personave kanë hedhur sende të ndryshme drejt autobusëve të tifozëve”, tha zëdhënësi Zahiti.

Tifozët kanë përcjellë një ndeshje basketbolli ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Sigal Prishtina eliminoi Trepçën nga kjo garë, ndërsa finalja pritet të luhet të dielën në Mitrovicë.

mitrovice2mitrovice3

Artikulli paraprakAutobusët e “Plisave”, u bënë copë copë në Mitrovicë
Artikulli tjetërPartizani – Tirana, tifozët “pushtojnë” pikat e shitjes së biletave