Basketbollisti Huan Karlos Navaro u fut në historinë e garave të Euroligës. Spanjolli 36-vjeçar, u bë basketbollisti i parë që në këto gara ka arritur të shënojë 4 mijë pikë.

Deri tek kjo arritje e madhe Navaro, erdhi në përballjen me Fenerbahçen në Stamboll. Barcelona pas kohës shtesë pësoi disfatë me rezultatin 68:65, ndërsa veterani Karlos këtë ndeshje e mbylli me vetëm 4 pikë të shënuara që ishin të mjaftueshme për hyrjen në historinë e kësaj kupe evropiane.

Navaro në kohë të njëjtë mban edhe rekordin e tre pikëve të shënuara, por edhe si basketbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje në Euroligë. Ai deri më tani ka zhvilluar 319 ndeshje.

Artikulli paraprakArrestime në Napoli: Kapen ata që u siguronin futbollistëve dokumenta falco….
Artikulli tjetërNgjarjet e fundit në futbollin kosovar, ja komunikata zyrtare e FFK-së