Legjenda e basketbollit grek dhe evropian, Vassilis Spanoulis do të vazhdojë të jetë pjesë e Olympiacos edhe për të paktën një stinor.

Vassilis Spanoulis dhe Olympiacos kanë qenë së bashku për një dekadë dhe si duket nuk janë ende të gatshëm të ndajnë rrugët përkundër moshës së konsiderueshme të legjendarit, Spanoulis.

Vassilis Spanoulis do të vazhdoj rrugëtimin e tij me gjigantin grek  edhe për një sezon tjetër, të 11’tin e tij, njoftoi klubi grek sot.

Fundori 37-vjeçar kishte mesatarisht 11.3 pikë, 4,6 asistime dhe 1.2 kërcime në 24 minuta mbi 22 ndeshje të Euroligës këtë stinor.

Spanoulis u bashkua me Olympiacosin në vitin 2010 dhe ka qëndruar besnik i klubit që nga atëherë. Para kësaj sfide, ai pati dy aventura të shkurtra me Panathinaikosin, ndërsa gjithashtu luajti në NBA me Houston Rockets. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here