Lazio nuk është i interesuar ta shet qendërmbojtësin holandez Stefan De Vrij, por nëse oferta është e mirë atëherë Claudio Lottito do të ulet për të diskutuar me cilëndo skuadër. Po flitet shumë se Chelsea dhe Bayern Munchen e duan gjatë verës që po vjen, por duhet t’i ofrojnë në tavolinë 35 milionë euro aq sa kërkon klubi italian.

Për këtë arsye edhe De Vrij nuk po e vazhdon për momentin kontratën me kryeqytetasit që i skadon në vitin 2018, para se të sheh se a janë serioz apo jo dy klubet evropiane për shërbimet e tij.

 

Artikulli paraprakMelo te Palmeiras, Leiva në vend të tij
Artikulli tjetërRoma afër sulmuesit Jese