Jose Mourinho e fitoi një trofe të çmuar në Evropë me Manchester United (Europa League), dukee shpëtuar një stinor të tërë të dështuar në Premier League.
Kjo nënkuptoi se United nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Champions League dhe padyshim se tash është koha e transferimeve të mëdha, shkruan Korneri.net.

Sipas informacioneve të fundit nga “Daily Mail”, Mourinho ka kërkuar nga zyrtarët e klubit që t’i transferojë tre supersulmues.
Në këtë listë të ngushtë janë Andrea Belotti, Romelu Lukaku dhe Antoine Grizmann për të cilët është gati t’i shpenzojë më shumë se 300 milionë euro.

Andrea Belotti, Torino, Sulmues
Klauzola e tij: £86.6milionë
2016-17 statistikat: Serie A: 34 ndeshje, 25 gola, Asistime 5

Romelu Lukaku, Everton,Sulmues
Çmimi i tij: £100milionë
2016-17 statistikat: Premier League 37 ndeshje, 25 gola, Asistime 6

Antoine Griezmann, Atletico Madrid, Sulmues
Klauzola: £86.6milionë
2016-17 statistikat: La Liga 36 ndeshje,16 gola, Asistime 8

Artikulli paraprakDi Maria goditja e madhe e Interit
Artikulli tjetër“Bombë” nga Anglia: Donnarumma mund të thejë të gjitha rekordet në merkato! Ja oferta e fundit nga Premier League