Barcelona në Camp Nou e pret Villarrealin në kuadër të xhiros së 36-të, në La Liga, dhe njëherësh është kundërshrtari i fundit i vështirë për blaugranët, pasi në dy ndeshjet e fundit luan kundër Las Palmas në udhëtim dhe Eibar në shtëpi, ndërsa për titull të kampionit edhe më tutje fjalën e fundit e ka Real Madridi që ka një ndeshje më pak, por kundërshtarët e “mbretërve” janë shumë më serioz, Granada, Sevilla, Celta Vigo dhe Malaga, shkruan Korneri.net.

Barcelona po bëhet gati për duelin kundër “nëndetëses së verdhë” që ende ka shpresa për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve, andaj trajneri Luis Enrique ka kërkuar koncetrim maksimal tek lojtarët e tij.
Sa i përket formcionit për këtë duel, Enrique nuk ka shumë dyshime pasi në fushë do të hedh formacioin më të mirë të mundshëm, me treshen e sulmit, Suarez-Neymar-Messi.
Poashtu edhe nga ana tjetër Villarreal nuk ka të lënduar dhe është me përbërjen më të mirë të mundshme, andaj kjo përballje pritet të jetë spektakolare deri në fund. /Korneri.net

Artikulli paraprakArsenal-United, dueli për Champions. Shqiptarët e “topçinjve” në dyshim
Artikulli tjetërBayern minimalisht, Dortmundi e fitoi duelin direkt për Ligën e Kampionëve