Mbyllja e marrëveshjes (closing) në mes Silvio Berlusconit dhe Sino-Europe Sports, do të finalizohet me 3 mars, por aty do të nis një kapitull i ri në klubin Milan, apo më saktë ardhmëria e klubit.

Pasi të bëhet zyrtare kalimi i pronësisë, do të organizohet konferenca për shtyp, strategjia për të ardhmen, sponzorizimet e reja në klub për ta rikthyer Milanon në nivele të larta, por aty do të diskutohet edhe për të sektorin e të rinjëve.

“Kemi paguar 1.5 milionë euro shpërblime për fitoren e Superkupës së Italisë, dhe jemi shumë të lumtur për këtë sepse kemi një skuadër të re dhe të talentuar, por ne kemi një plan afatgjatë që do të na kushoj 300 milionë euro për sektorin e të rinëve në Kinë, atje ku do ta hapin shkollën e futbollit Youth Accademy Milan, ku do të mund të ushtrojnë dhe rriten shumë futbollistë kinezë, e më të mirët do t’i bashkohen klubit tonë” u tha mes tjerash nga Sino-Europe Sports.

Artikulli paraprakI biri i Schumacherit do të konkurrojë në Formulën 3
Artikulli tjetërPaul Gascoigne, “bisha” që nuk qëndron në këmbë