Transferimi i Leonado Bonucci te Milan është vetëm çështje orësh. Mbrojtësi do të lërë bardhezinjtë pas 7 sezonesh, një largim sa i papritur aq dhe i pritshëm, duke parë konflitet që mbrojtësi pati me trajnerin Allegri gjatë këtij sezoni. Gjithsesi, bëhet fjalë për një lojtar kampion, i pazëvendësueshëm për skuadrën kampione të Italisë dhe për ta zëvendësuar nuk do të jetë e lehtë. Ndaj Marotta ka nisur që tani të studiojë zëvendësuesit e mundshëm.

I pari në listë është Kostas Manolas, 26 vjeç, që luan me Romën. Kontrata e tij me Romën skadon në vitin 2019 dhe kushton 30 milionë euro, një lojtar që e njeh mirë Serinë A dhe që mund ta zëvendësojë mirë Bonuccin. Edhe lojtari i dytë luan në kryeqytetin italian, por me Lazion. Ai është Stefan De Vrij, 25 vjec, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, çka e bën më të lehtë transferimin e tij. Kushton 27 milionë euro. I treti është Mattia Caldara, 23 vjec dhe luan me Atalantën. Edhe kontrata e tij skadon pas një viti, madje kushton më lirë, 15 milionë euro.