Para pak javësh spanjolli Marc Bartra i shpëtoi sulmit me bombë në Dortmund para ndeshjes së Ligës së Kampionve kundër Monacos. Për shkak të lëndimit mbrojtësi u desht të operohej, ndërsa tash përmes rrjeteve sociale përjetoi një tjetër sulm nga tifozët e Real Madridit.
Bartra ka shkruar në Tëitter “D10S”, duke treguar se Lionel Messi është “Zoti”, pasi dy golave të shënuar në El Clasico duke i dhuruar Barcelonës fitoren ndaj Realit 2:3.

Mirëpo, nuk vonuan shumë dhe tifozët e Realit e sulmuat me fjalë të rënda Bartran, komente të cilat i kaluan të gjitha kufinjtë.
“Më mirë të kishte vdekur pas sulmit me bombë”, “Të kishte eksploduar në kokë bomba”, “Mëkat që ke mbijetuar”, ishin vetëm disa nga komentet e turpshme të tifozëve,

Bartra pritet që shumë shpejt të kthehet në lojë dhe t’i ndihmoj trajnerit të tij Thomas Tuchel të siguroj pozitën e dytë apo të tretë në mënyrë që të luajë sërish Dortmundi vitin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Artikulli paraprakGjesti i Dzekos pasi zëvendësohet bëri xhiron e shpejtë në internet
Artikulli tjetërWarriors me maksimum kalon tutje, Toronto afër kualifikimit